Njoftim: Projektligji për Diasporë
Të nderuar bashkatdhetarë,
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i njofton bashkatdhetarët se konsultimet publike për Projektligjin e Diasporës do të mbahen edhe në Gjermani nga data 12-17.11.2018. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë Zëvendëskryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, si dhe anëtarët e Komisionit për Punë te Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike Vjosa Osmani, Time Kadrijaj, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Dukagjin Gorani, Doruntinë Maloku-Kastrati.
Berlin
Data: 12.11.2018
Ora: 16:00
Vendi: Ambasada e Kosovës në Berlin
Dusseldorf
Data: 14.11.2018
Ora:17:00
Vendi: Heby Brandschytz GmbH
Adresa: Tichauer Weg 26 40231 Dusseldorf
Stutgard
Data: 15.11. 2018
Ora: 18:30
Vendi: Konsullata e Kosovës Stutgard
Adresa: Johannesstraße 47B, 70176 Stuttgart, Germany
Munih
Data: 17.11.2018
Ora: 11:00
Vendi: Konsullata e Kosovës Munih
Adresa: Ehrenbreitsteiner str. 28, 80993 München