Programi i Mentorimit për Studentët Kosovarë

Studentët Kosovarë kanë shumë potencial për tu zhvilluar dhe mundësitë për tu shfrytëzuar ky potencial janë shumë të mëdha. Mangësitë e kanalizimit të këtij potenciali dhe mundësitë për zhvillim personal përbëjnë një barrierë të theksuar për shumë nga ta. Pse e gjithë kjo temë mbetet veç një retorikë? Pse shumë nga studentët Kosovarë nuk po arrijnë të përmbushin ëndrrat dhe ambicjet e tyre? Pas shumë përpjekjeve, duke kërkuar më shumë  për rrethanat në të cilën ndodhen këta studentë,  e kuptova shumë shpejtë që problemi nuk është tek studentët por në fakt tek pamundësitë dhe mungesa e shansave për këta studentë. 

Pasi përfundova shkollën e mesme të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, vërejta që një ndryshim i madh ekziston në mes të skemave dhe programeve të ndryshme në mes të studentëve Kosovarë dhe neve në MB. Në MB ne kemi shumë mundësi për t’u zhvilluar në aspektin e karrierës, zhvillimit profesional, shansat që të fitojmë eksperienca të ndryshme në vendpunime dhe profesione të ndryshme të sponsorizuara nga qeveria, bisedat dhe këshillat direkte të profesionistëve  që ndihmojnë tejmase studentët të marrin orientim profesional. Vështirësitë ekonomike krijojnë barriera të shtuara në mundësitë dhe shansat e shumë të rinjve në Kosovë. Megjithatë duke marr parasysh këto vështirësi që të rinjtë përjetojnë atje, unë kam marr iniciativë që tu jap studentëve Kosovarë qasje me anë të krijimit të një rrjeti të bazuar në projektin STEM. Mundësi për tu lidhur e bashkëpunuar si edhe për të mësuar nga profesionist të ndryshëm. 

STEM është një skemë shumë e rëndësishme që ndihmon të rinjtë në karrierë, por do të ndihmojë edhe zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Karrierat që zhvillohen si rezultat i këtyre kontributeve, Kosova dhe mbarë shoqëria do të përfitonte si për shembull: kërkimet shkencore do të ndihmojnë në mjekësi dhe kujdesin shëndetësorë, në zhvillimin e teknologjisë që do ti mundësonte shoqërisë thjeshtësimin dhe lehtësimin e zgjidhjes së shumë problemeve të shoqërisë. Unë, në ndërkohë duke i kuptuar këto vështirësi morra iniciaitvën që të promovojë projektin STEM, duke u munduar që ti ndihmoj studentët Kosovarë me anë të zhvillimit të një rrjeti mentorimi. Studentët Kosovarë që janë të interesuar në STEM mund të abonohen në rrjetin që unë kam zhvilluar dhe të mentorohen nga profesionist të ndryshëm të fushave të ndryshme në Britani të Madhe. Iniciativa bazohet në koordinim direkt në mes të studentëve dhe mentorëve. Këta të fundit u përgjigjen pyetjeve të ndryshme që do të mund të burojnë nga studentët, pyetje që kanë të bëjnë me tematikat që ata prokupohen dhe profesionet që ata kanë zgjedhur për veten e tyre. Programi i mentorimit zgjat për tri javë dhe ka filluar me datën 3 Gusht. Cilido student/e që është i/e interesuar për të marr pjesë në këtë skemë do të mund të abonohet nëpërmjet linkut të bashkangjitur më poshtë. (https://forms.gle/Tg4yHrR813bugpsN9)  

Une jam me shumë fat që jam pjesë e diasporës Kosovare, sepse kjo më ka bërë të mundur ti shfrytëzojë shumë mundësi dhe shansa që Mbretëria e Bashkuar na ka ofruar. Mundësi dhe shansa që mbase në Kosovë janë më të rralla. Jo vetëm që i kam të gjitha kushtet për të promovuar dhe ngritur zërin për shumë aspekte për të drejtat dhe ndryshimet pozitive këtu dhe në Kosovë, por aspiratat e mia shtrihen edhe në aspektin e krijimit të një rrjeti për ti ndihmuar të rinjtë Kosovarë që edhe ata ti kenë mundësitë dhe shansat e njejta sikur unë. Qëllimet e mia janë që kryesisht të ndihmoj në krijimin e kushteve dhe rrethanave pozitive në aspektin e zhvillimit të ideve mbi karrierën dhe zhvillimin personal e profesional të shumë studentëve dhe të rinjëve Kosovarë, por megjithatë ndjekja e programit të STEM kërkon që studentët të punojnë shumë dhe të kenë ide dhe dituri mbi temat që ata përzgjedhin. Po ashtu vendimet që i marrin ata për karrierën e tyre, është me rëndësi që këto vendime të merren në bazë të njohurive që kanë. Për këtë arsye unë mendoj që kjo skemë ndihmonë shumë të rinjë në vendimet e tyre për karrierë dhe zhvillimin e tyre. Skema i’u mundëson atyre të bëjnë çdo pyetje që kanë, por po ashtu i ndihmon ata në fokusimin e dijeve për degët që ata zgjedhin ti studiojnë dhe karrierën e tyre profesionale në të ardhmen. Asnjë student nuk duhet të harrohet dhe të gjithë duhet të ndihmohen, dhe unë shpresoj që kjo është ajo ideja që unë promovoj duke e krijuar këtë program.