Pyetësori për Angazhimin e Profesionistëve të Diasporës (EDP)

Programi më i ri i GERMIN është Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës (EDP) në partneritet me Agjencinë Gjermane për Zhvillim (GIZ), i cili synon të angazhojë të paktën 30 profesionistë të diasporës me vendbanim aktual në Gjermani si pjesë e pilot-programit të Rrjetit Global të Profesionistëve Shqiptarë. Qëllimi i këtij programi është të përshtasë nevojat e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë me profesionistët e diasporës, të cilët janë të gatshëm për tu angazhuar në vendin amë për një periudhë afatshkurtër (minimun 21 ditë dhe maksimum 6 muaj). Programi mbulon koston e fluturimit, sigurimin shëndetësor dhe një mëditje për profesionistët e angazhuar.

 

Në kuadër të këtij programi kemi përgatitur një pyetësor që synon të identifikojë perceptimet e komuniteteve të diasporës rreth migrimit qarkor dhe mundësive të angazhimit profesional në vendet e origjinës. 

 

Ndaj si profesionist i diasporës, ju ftojmë të plotësoni këtë pyetësor i cili administrohet nga GERMIN dhe merr vetëm 10 minuta kohë për t’u përgjigjur. Përgjigjet tuaja do të mbeten plotësisht konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e këtij studimi. Gjetjet përfundimtare do të publikohen në një raport të detajuar, si pjesë e programit “Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës”.