Shkolla e Diasporës në Kosovë: vendtakim i energjisë, pasionit dhe kreativitetit
Oranizata Germin ka përmbyllur për këtë vit Shkollën e Diasporës në Kosovë, shkollë kjo e cila ka zgjatur pesë ditë, duke mbledhur kështu rreth 50 ndryshimtarë nga 17 vende të botës. Në ceremoninë përmbyllëse, e cila u zhvillua më 15 tetor 2017, u ndanë edhe 6 grante të vogla për pjesëmarrësit e shkollës, në vlerë rreth 30 mijë euro.
Qëllimi kryesor i këtij programi inovativ ishte që të gjenerohen ide duke u bazuar në nevojat lokale të komunitetit në Prizren dhe Malishevë, që në fund do të rezultojnë me iniciativa për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitet. Për këtë, në një afat rekord pjesëmarrësit e Shkollës arritën t’i kuptojnë me anë të intervistave disa nga nevojat bazë të Prizrenit dhe Malishevës, duke i ideuar dhe hartuar zgjidhje me kosto efektive.
Për pasionin e tyre për ndryshime në komunitet, Liza Gashi, drejtoreshë e programeve në Germin, iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë:
“Dua të ju falënderojë për çdo sekondë që kalut me ne, me gjithë pasionin, energjinë dhe vendosmërinë për të ardhur këtu dhe për të gjetur zgjidhje për problemet lokale. Unë kërkoj nga ju që kur të ktheheni, t’i bëni këto dy gjëra: 1.Të reflektoni dhe 2. Ta kuptoni se ku qëndroni. Ju kërkoj që të reflektoni sepse shumë herë ne mundohemi që t’i impresionojmë të tjerët dhe për një moment e harrojmë vetën. Më besoni, secili prej nesh bartë një potencial te madh brenda dhe këtë duhet ta eksplorojmë”, u shpreh Gashi.
Pas fjalës përshëndetëse, tetë grupet punuese të Shkollës prezantuan projektet konkrete para komisionit vlerësues. Projektet e prezantuara ishin katër për komunën e Prizrenit dhe katër për komunën e Malishevës.
Idetë fituese të kësaj Shkollë për komunën e Prizrenit janë:
Multifunctional Work Space: Krijimin e një hapësire punuese dhe kulturore për të rinjtë e Prizrenit në bashkëpunim me fondacionin “Lumbardhi”.
No name: Realizimin e një platforme interaktive mbi turizmin për t’i promovuar vendet historike e kulturore të Prizrenit. Po ashtu, ky projekt synon që të aftësojë edhe të rinjtë e asaj komunë si cicëron.
See you in Prizren: Krijimin e një platforme për t’i publikuar storiet (historitë gojore) lidhur me Prizrenin, objektet kulturore, storie të e suksesit të padëgjuara e dokumentuara më parë.
Idetë fituese që do të realizohen në Komunën e Malishevës:
Bus Team: Ngritja e vetëdijes për pasojat e martesave të vajzave në moshë të re.
The future: Krijimin e një hapësire “Boys and Girls Club”, e cila do të shfrytëzohet nga të rinjtë e Malishevës për aktivitete të ndryshme. Ky klub synon që t’i eksplorojë potencialin e rinisë, duke i përgatitur ata si lider të së ardhmes përmes ligjëratave dhe punëtorive nga ekspertë të ndryshëm.
Investing in Malisheva: Krijimin e kushteve për ta fuqizuar sektorin e Agrikulturës në Malishevë, duke i ndihmuar kështu fermerët nga kjo komunë se si mund ta shfrytëzojnë tokën pjellore. Ky projekt synon që të lidh ekspertët vendor dhe nga diaspora, Komunën e Malishevës dhe Qendrën për Zhvillimin e Biznesit.
Ekipet fituse do të mbështeten me grante për implementimin e ideve të tyre: Vendet e para me 6000 euro, të dytat në vlerë prej 5000 euro dhe vendet e treta 4000 euro.
Programi Shkolla e Diasporës në Kosovës është bërë në bashkëpunim me partnerët lokal Qendrat e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë, dhe financuar nga projekti Youth, Employment and and Skills (YES), projekt ky në kuadër të GIZ, Ministria e Diasporës, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, që na ndihmuan në realizimin e kësaj shkolle.