Sot mbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit
Sot, 10 shtator 2019, është afati i fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit për zgjedhjet e 6 tetori 2019. Pasi të pranoni konfirmimin se aplikacioni juaj për regjistrim për të votuar përmes postës është aprovuar, ju duhet të përgatitni pakon me fletëvotime dhe të dërgoni atë me postë brenda afateve të caktuara (18 shtator – 4 tetor).