Thirrja për grantet e Diasporës (DSP)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile përmes projektit ‘Promovimi i Shoqërisë Demokratike’ (DSP), mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), në kuadër të komponentës së dytë të projektit, ka të hapur mundësinë e aplikimit për grante të Diasporës.
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj komponente është përkrahja përmes granteve e organizatave të shoqërisë civile në diasporë. Fushat të cilat përkrahen nga kjo skemë mbulojnë i) të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë dhe ii) bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të Kosovës.
Bartëse të projekteve duhet të jenë organizatat nga Diaspora ndërsa organizatat nga Kosova mund të jenë partner për zbatim të projekteve.
Në lidhje me këtë ju njoftojmë që aplikimi për Grante të Diasporës është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është 1 shkurt 2017. Informata më të hollësishme rreth thirrjes për aplikim dhe dokumenteve të nevojshme mund të gjenden në linkun