Vizatimi i Kosovës

Shkruan: Migjen Kajtazi

Kafeteria e Fakultetit të Artit të Prishtinës gumëzhinte nga zhurma e madhe që studentët bënin në pushimin e orëve të mësimit. Kjo zhurmë sot mbretëronte edhe më shumë dhe grupi më i zhurshëm që sot kishte marr kurorën e zhurmagjive më të mëdhenj në kafeteri ; ishte grupi i studentëve të Profesor Arsimit. Ky grup ishte i përbërë nga 7 studentë të cilët rreth tavolinave të tyre kishin zënë hapësirë shumë më të madhe se herave tjera. Kjo hapësirë e madhe e marr nga kafeteria e vogël ishte fal të folurit të tyre që përcillej edhe me lëvizjet e shpejta jo verbale. Dhe, nuk mjaftonte vetëm kjo, mbi kokat e studentëve ishin vizatuar format e ndryshme të shllungave nga tymi i cigareve.

Në fakt në shikim nga larg do kishim thënë që ky grup i studentëve nuk i përkasin fare fakultetit të artit që nga këndveshtrimi i një të panjohuri do kishte thënë prania e këtyre të rinjëve ishte e rastësishme në fakultetin e artin që njihet për formë e komunimimit të veçantë dhe të qetë

Po ja që artistët e të ardhmes janë të shqetësuar dhe gjithë kjo ngritje toni dhe lëvizje e karrikave e tavolinave pa respekt të fjalës në mes vetit ishte shkaktuar nga Profesor Arsimi.

Në fund të orës të mësimit, Profesor Arsimi u kishte dhënë për detyrë studentëve që vijonin lënden e tij për artin e pikturës një detyrë që kishte të bënte me një temë që në këndvështrimin e parë do thonim që është temë shumë e lehtë, e qëlluar dhe shumë e lehtë për t’u realizuar. Tema që Profesor Arsimi kishte dhënë për të vizatuar studentët kishte titullin: Vizatimi i Kosovës.

Nga biseda e kuptuam që grupi kishte ide të kundërta në mes veti, shumë ngadalë dhe në mënyrë shumë të qartë ky grup u nda në tri nën-grupe.

Për nëngrupin e parë që përfshinte tre studentë me ide të përbashkëta, ishte e qartë që vizatimi do duhej t’i lë hapësirë « Tokës të Kosovës » dhe do mjaftonte që të gjindet një simbolë i Tokës të Kosovës që do mund të pasqyrohej Kosova në vizatim. Argumenti për vënien në pahë Tokën në Vizatimin e Kosovës argumentohej nga fakti që të gjitha luftërat në Evropë apo në Botë janë bërë për Tokë. Argumentet tjera politike apo fetare janë vetëm preteks për të fshefur qëllimet e luftrave. Si shembull illustrativ morrën shtetet evropiane që kanë pasur koloni dhe kanë ndikim në Botë. Portugalia apo Belgjika që nuk janë shtete të mëdha, por kanë ende shumë ndikim në shtetet që kanë qenë nën dominimin e tyre. E nuk flasim për shtetet e tjera evropiane që kanë ndikim të madhë në politikat botërore!

Për nëngrupin e dytë që përfshine po ashtu tre studentë tjerë, insistonte që « Njeriu i Kosovës » do duhej që të figuronte në vizatimin e Kosovës. Për të argumentuar idenë e tyre, Japonia shërbente si shembull. Shikojeni Japonin edhe pse nuk ka shumë pasuri nëntokësore për Japonezët pasuria më e madhe janë vetë Japonezët.

Nëngrupi i Tokës kundërshtonte idenë e vizatimin të qytetarit të Kosovës nga fakti që shoqëria e Kosovës përbëhet edhe nga minoritetët e ndryshme. Kurse nëngrupi i njeriut të Kosovës thoshte që nuk mundemi të bëhemi shtet i fortë nëse kemi frikë nga minoritetet që nuk përbëjnë as pesë përqind të popullësisë në Kosovë.

Dhe në ketë luftë të ideve në mes të dy rrinte përballë studenti i ardhur nga Diaspora që përbënte në vetëvete një nëngrup tjetër me ide dhe duke shfrytëzuar një pushim të vogël të përplasjeve të ideve morri fjalën ashtu sikur kur merr fjalën dikush që nuk është ftuar në bisedë.

Nëngrupet e Tokës dhe të Njeriut të Kosovës u quditën nga guximi i studentit të Diasporës që ngriti zërin dhe që bëri që këto grupe ta dëgjojnë idenë e tijë. Studenti i ardhur nga Diaspora filloji argumentin e vetë duke thënë që Diaspora nga larg e ka këndëveshtrimin tjetër dhe referencat e tij janë marrë edhe nga shtetet tjera të ndryshme.

Studenti i Diasporës për të mbrojtur idetë e veta, merr shembullin e analizës të pikturës që duhet të largohemi nga piktura me qëllim që të dallojmë më mirë kontrastet e shprehura në pikturë..

Për studentin e Diasporës është e rëndësishme që vizatimi i Kosovës të ngërthejë ndonjë simbol të « Tokës » të Kosovës dhe njëherit « Njeriun » e Kosovës.

Ky propozim sikur filloi të marr miratimin e të gjithëve dhe ashtu befas pa qenë fare i ftuar, djaloshi që shërbente në kafeterinë e Fakultetit të Artit, pasi kishte dëgjuar pothuajse gjithë bisedën e tyre. Bisedën, në fakt, e kishte dëgjuar e gjithë kafeteria se toni i ngritur i studentëve kishte bërë të vetën, ju drejtua studentëve duke i këshilluar të bënin hulumtim në internet qoftë në gjuhën angleze apo në gjuhën frenge me fjalët : vizatoje vendin tim.

Djaloshi, u largua ashtu në mënyrë spontane duke ju shërbyer kafe për të katërtën herë studentëve të cilët u hutuan nga kjo ndërhyrje dhe pa komunikuar në mes veti nxorën telefonat portabël duke futur këto fjalë në motorin e kërkimeve google dhe të gjithë gjetën punimet e bëra me këtë temë.

Ishin punime të realizuar nga fëmijët e shteteve anë e mbanë Botës dhe në çdo vizatim të tyre lidhur me vendet që përfaqësonin ishte paraqitur me simbole e me domëthënie lumturia e tyre.

***

Migjen Kajtazi është përgjegjës kantonal pranë zyrës të integrimit te departametit të ekonomisë në katonin e Vaud-it. Vështrimet dhe mendimet e shprehura në këtë shkrim nga autori janë krejtësisht personale dhe nuk pajtohen doemos me qëndrimet e Germin-it.