Vukshinaj: Janë disa elemente diskutabile në Projektligjin për Diasporën
Në emisionin “Linja Shqip” në RTK është transmetuar emisioni me temën “Projektligji për Diasporën. Në këtë emision ishte e ftuar edhe Fjolla Vukshinaj nga organizata Germin.
Vukshinaj ka folur rreth angazhimit të Germin në hartimin e projektligjit, duke organizuar bashkëbisedime me komunitetet e diasporës në Zvicër, Gjermani, Austri, Kosovë dhe takime virtuale.
Sipas Vukshinaj, Projektligji aktual edhe pse thotë që do të mbrojë interesat politike të pjesëtarëve të diasporës, draft-ligji aktual nuk propozon mekanzima lehtësues për votimin jashtë vendit dhe mekanizma për përfaqësimin e Diasporës në Kosovë. Ajo është shprehur se përveç të drejtave politike, janë edhe disa elemente të tjera diskutabile sikurse Qendrat Kulturore, Qarkullimi i Trurit, Mësimi Plotësues, etj.
Për më shumë: