Cili është roli i diasporës në proceset politikëbërëse?

Diskutimi virtual:

Cili është roli i diasporës shqiptare në proceset politikëbërëse në Kosovë?

Përshkrimi i ngjarjes:

GERMIN organizon disktutimin virtual me anëtarët e diasporës më 16 shkurt 2017.

Diaspora Hangout do të jetë i parë nga një seri takimesh që kanë për qëllim angazhimin e diasporës në proceset politikëbërëse në vendet e tyre të origjinës.

Tema: Cili është roli i diasporës shqiptare në proceset politikëbërëse në Kosovë?

Koha: New York 12:00| Londër 17:00| Prishtinë 18:00| Stamboll 19:00

Modertor: Alban Pruthi, nga Washington D.C

Prezentimi: Liza Gashi, Prishtinë

 

PANELISTËT:

Lulzim Syla | Gjermani

Jetëpërshkrim i shkurtër për Sylën:

Lulzim Syla është partner menaxhues në kompaninë Elen, kompani kjo e specializuar në fushën e elektro-energjisë. Përveç angazhimeve në këtë kompani, Syla është konsulent për disa kompani private të Kosovës. Ai ka përfunduar studimet baçelor për ekonomi në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Menaxhimit dhe Infomatikës, dhe është certifikuar si trajner në Menaxhim Strategjik nga Instituti WiFi, në Austri.

Syla po ashtu ka qenë mbikëqyrës i disa bizneseve dhe projekteve të ndryshme private, duke përfshirë edhe punën në Komisionin Europian. Ai është bashkë-themelues i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe kryetar i komisionit për energji në këtë organizatë. Në kuadër të angazhimeve dhe funksioneve, ai ka kontribuar edhe në zhvillimin e disa strategjive si: ‘’ Strategjia për Inovacion 2013-2020″, “Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007 – 2017”, “Strategjia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga MTI në 2012 -2016 “, etj.

Syla është gjithashtu bashkë-themelues i shoqatës për Energji të Ripërtritshme – SHERK, në Kosovë. #16shkurt

Brikena Muharremi | Angli

 

Brikena Muharremi është avokate dhe aktiviste e bazuar në Londër. Është shqiptarja e parë që ka marrë liçencën e avokates në Angli. Ka përvojë disa vjeçare në këshillimin e departamenteve qeveritare britaneze në çështje të ndryshme ligjore. Brikena është themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik (British-Albanian Lawyers Association), e cila ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit në mes të avokatëve në Angli, Kosovë dhe Shqipëri, avancimin e diturisë në fushën e drejtësisë, promovimin e sundimit të ligjit dhe të çasjes në drejtësi dhe përkrahjen e gjeneratave të ardhshme të avokatëve. Shoqata deri më tani ka bashkëpunuar në aktivitetet e saj me disa nga profesionistët më të mirë në fushën e drejtësisë në Angli dhe jashtë Anglisë dhe e ka përkrahjen e institucioneve në Angli, Kosovë dhe Shqipëri. Më shumë informata rreth shoqatës i gjeni në www.balawyers.co.uk.

Amet Gjanaj | Belgjikë

Amet Gjanaj është politikan shqiptar në Belgjikë. Gjanaj ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, në Universitetin e lirë të Brukselit me temën e diplomës: “Kalimi i Shqipërisë në ekonominë e tregut”

Gjanaj sot përfaqërfaqëson interesat e shqiptarëve në Belgjikë, si deputet i zgjedhur në Parlamentin e Rajonit të Brukselit (1.139.000 banorë) dhe është anëtar i Këshillit të komunës Molenbeek të Brukselit (95.000 banorë).

Sot, Gjanaj përveç punës si politikan, është edhe analist ekonomik në një zyrë që ka për qëllim nxitjen e bizneseve të vogël dhe të mesëm. Po ashtu, është ai është i përfshirë edhe në organizimin e shqiptarëve në Belgjikë përmes shoqatave të ndryshme. Gjanaj është kryetar i shoqatës “Albabel”, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare për shtetet e Beneluks-it etj.

Gjanaj flet mirë gjuhën shqipe, angleze, frënge dhe holandishtën.

Lindita Fetiu-Sina | Austri

Lindita Fetiu Sina ka përfunduar studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Psikologjisë, ndërsa ka specializuar në fushën e medias në Kosovo Institute for Communication and Journalisim.

Fetiu-Sina ka një përvojë shumë të madhe në gazetari. Ajo ka filluar punën si gazetar në Gazetën Express, për të vazhduar me KTV-në si reportere e lajmeve dhe autore dhe në Klan Kosova si kryeredaktore dhe producente e dy emisioneve: Ora shtatë dhe Ora e Pasditës.

Së fundi themeluese e revistës online: Revista Porta, www.revistaporta.com. Me ekipin e revistës Porta, ajo realizon dokumentarë dhe reportazhe televizive.

Ajo jeton që katër vite në Austri. Në Vjenë është anëtare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.

Bashkim Hazizaj | Luksemburg

Bashkim Hazizaj që nga viti 2000 punon dhe jeton në Dukatin e madh të Luksemburgut. Ai është specializuar në Artin Bashkëkohor, ku edhe është anëtar në grupin organizativ të festivalit shumë të njohur për Migracion, i njohur si ARTSmanif – Rencontres des cultures et des arts contemporains.

Që nga viti 2001 ai drejton shoqatën ILIRI Asbl, ku është edhe themelues. Qëllimi i kësaj shoqate është që të punojë në zhvillimin dhe integrimin e komunitetin shqiptar në Dukatin e Madh dhe në rajon. Shoqata sot ruan lidhjet me atdheun, si dhe bën të mundur ndërmjetësimin pranë strukturave shtetërore të Luksemburgut dhe komunikimin me përfaqësitë diplomatike të vendeve të origjinës.

Së fundmi, Hazizaj në bashkëpunim me miqtë e tjerë shqiptarë, kanë hapur shkollën e parë shqipe në Luksemburg.

Osman Osmani | Zvicër

Osman Osmani është lindur dhe ka jetur për një kohë në Prishtinë, Kosovë. Që ga vitet e ’70-ta, Osmani është aktiv në skenën politike të Kosovës dhe Zvicrës. Në verën e vitit 1975 ai angazhohet në grupin atdhetar për revolucion në Prishtinë dhe dy vite më pas (1978) themelon me të tjerët Lëvizjën për Barazi dhe Pavarësi të shqiptarëve në RSFJ.

Në vitet e 80-ta, Osmani migron për në Zvicër. Në pamundësi që t’i përfundoj studimet në Universitetin e Prishtinës, ai fillon në Cyrih studimet për shkencat sociale, duke u spezialiaur në drejtimin e psiko-sociales. Aktualisht që nga viti 2000, ai është Sekretar nacional për migracion (përgjegjës për Ballkanin Perëndimor) në sindikatën Unia, Zvicër, http://www.unia.ch/de/.

Osman Osmani është zgjedhur dy herë deputet kantonal në Schaffhausen 2006-2009 dhe 2015-2017 dhe një herë deputet i qytetit Schaffhausen 2013-2014. Nga viti 2013, ai është nënkryetar i socialdemokratëve migrantë të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, përndryshe iniciues dhe drejtues i projektit të krijimit të kësaj strukture të veçantë në kuadër të PSD të Zvicrës; Iniciues i Komitetit mbipartiak shqiptaro-zviceranë (në vitin 2015).

Osman Osmani është po ashtu njëri nga personat më të zëshëm për marrëveshjen e sigurimeve sociale mes Zvicrës dhe Kosovës.

Ruki Kondaj | Kanada 

Dr.Ruki Kondaj është kryetare nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze(Albanian Canadian Community Association), udhëheqë Grupin “The Albanian Heritage Group” dhe është zëvëndëpresidente e Central East European Council in Canada (Këshilli i Evropës Qendrore-Lindore në Kanada). Gjatë viteve 2010-2015 ajo ka udhëhequr shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze.

Dr. Kondaj mban titullin PhD në Shkencat Farmaceutike nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri dhe diplomë master në Menaxhimin Ndërkombëtar të Kujdesit Shëndetësor, Ekonomisë dhe Politikës në Universitetin e Bocconi-Milano, Itali. Kurse nga Instituti i Torontos për Teknologji Farmaceutike ka marr diplomë nderi.

Kondaj po ashtu është këshilltare publike në Kolegjin Dietitian në Ontario, e emëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe njëashtu është konsulent për refugjatët sirianë. Ka një përvojë të madhe në menaxhimin e projekteve, është autore e publikimeve shkencore, librave, artikujve dhe është anëtare e bordit në shoqatën e profesionistëve dhe shkenctarëve.

Kondaj, është shqiptarja e parë e vlerësuar me Medaljen ““Queen Diamond Jubille Award”, për persona me kontribute të veçanta në vitin 2012. Kondaj me punën e palodhshme, ka inicuar që muaji nëntor të shpallet Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Së bashku me shoqatën ACCA kanë lobuar dhe ia kanë arritur qëllimit, ku në muajin dhjetor 2016 Parlamenti i Ontarios shpall muajin nëntor “Muaj i Trashëgimisë Shqiptare”.