Angazhimi i Diasporës në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (Itp) – Prizren
Më 2 nëntor, 2020, GERMIN dhe ITP nënshkruan një kontratë për të tërhequr angazhimin e diasporës në sektorin privat, arsimin profesiona, kërkimin/hulumtimin dhe inovacionin në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimieve – Prizren.
Kosova, një ekonomi në rritje me zhvillim të qëndrueshëm, një forcë e re punëtore dhe me një politikë të qëndrueshme monetare është një destinacion potencial për shumë investitorë, sipërmarrës dhe komunitete të biznesit. Shumë argumentojnë se aseti i saj kryesor është komuniteti i larmishëm në diasporë, me një potencial të lart financiar, aftësi të sipërmarrjes dhe njohurive-shkathësi (know-how); diaspora është pika më e mirë e hyrjes në tregjet e huaja dhe një grup i fuqishëm investues brenda Kosovës. Prandaj, përmes këtij bashkëpunimi, qëllimi ynë është të arrijmë tek komunitetet e diasporës si investitorë të mundshëm të ardhshëm në Parkun e Trajnimeve dhe Inovacionit, i cili siguron një infrastrukturë të plotë dhe një mjedis të sigurt për t’i shërbyer përpjekjeve të zhvillimit të Kosovës dhe për t’i ofruar / mundësuar Diasporës së Kosovës të luajë një rol aktiv si një agjent zhvillimi në vendin amë.
Parku shumëfunksional është hapur zyrtarisht për qiramarrësit në maj të vitit 2020 dhe tani është i hapur edhe për bizneset e interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare për t’u bërë pjesë e Parkut. ITP synon të tërheqë angazhimin e diasporës në sektorin privat, institucionet e arsimit dhe trajnimit profesional, si dhe aktivitete kërkimore dhe inovative. Përtej strukturës së pasurive të patundshme të ofruara, parku ofron shërbime biznesi dhe një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm investimi me menaxhmentin gjerman që kujdeset për qiramarrësit. Fushat kryesore të fokusit për parkun janë sektorët e mëposhtëm:
- Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) / Firmat e bazuara në teknologji;
- Agro / Përpunimi i Ushqimit; dhe
- Industri krijuese dhe kulturore (përfshirë turizmin).
Për më tepër, për të mbështetur këta tre sektorë të lartpërmendur dhe për të rritur efektet e sinergjisë midis tyre, do të ketë dy tema ndërsektoriale që janë identifikuar dhe do të ndiqen brenda ITP:
- Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP); dhe
- Kërkimi dhe Zhvillimi (R&D).
Në muajt e ardhshëm ne do të promovojmë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren midis bizneseve të diasporës, investitorëve dhe sipërmarrësve që jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe Austri.
Qëndroni në pritje për më shumë informacion dhe na njoftoni nëse doni të bëheni pjesë e ngjarjeve të ardhshme në tre vendet e sipërpërmendura në 2021, duke na shkruar në emailin [email protected]