Aplikimet për Pensionet e Zvicrës janë falas

Marrëveshja për sigurimet shoqërore midis Zvicrës dhe Kosovës hyn në fuqi më datën 1 shtator 2019. Nga kjo datë shtetasit e Kosovës do të marrin përsëri pensionet nga Sigurimi i Pleqërisë, i Trashëgimtarëve dhe i Invaliditetit (AHV/IV, AVS/AI), edhe nëse ata banojnë jashtë Zvicrës, si p.sh. në Kosovë. Për të aplikuar për përfitime pranë Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës nuk është i nevojshëm përfaqësimi nga avokatë, konsulentë apo persona të tjerë, të cilët kërkojnë para për shërbimet e tyre. Institucionet zbatuese të të dyja shteteve kanë për detyrë të ofrojnë këtë shërbim falas.

Sindikata Unia përmes këtij shkrimi ju informojmë mbi procedurat e aplikimit. Në faqen e Unia dhe Pronintegra.ch i gjeni njoftimet tjera zyrtare si dhe nyjet e formularët zyrtar për aplikim.

Formularët për aplikim mund t’i merren falas në internet apo pranë përfaqësive Zvicerane jashtë Zvicrës si për shembull në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë.

Personat të cilët aplikojnë mund të plotësojnë vetë formularët. Nëse gjatë plotësimit të formularëve paraqiten probleme, atëherë ata do të ndihmohen me kënaqësi nga bartësit e autorizuar të sigurimeve (Arka e kompensimit të AHV-së [Sigurimi i Pleqërisë dhe Trashëgimtareve], zyra e IV [Sigurimi i Invaliditetit]).

Për më shumë shihni njoftimin përkatës zyrtar në gjermanisht, shqip dhe në sllavishten jugore:

https://www.bsv.admin.ch/bsv/de/home/sozialversicherungen/int/kosovo.html?fbclid=IwAR0OO60amDKFCNGUEnPMoLXHH7uyWjPzO6ljmIJBNieUbD8u190DHln-ZVY

Kërkesat për pensione mund t’i bëni nëpër komuna dhe në Zyrat e Enteve të Pensioneve në Zvicër dhe Kosovë.

Ju mund t’i merrni formularët e aplikimit për përfitimet zvicerane dhe të paraqisni kërkesat në institucionin e mëposhtëm.

Divizioni i Pensioneve të Jashtme
Departamenti i Pensioneve
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Rr. “Pashko Vasa” – Baraka Nr.1
10000 Prishtinë
Tel: 03820026114
Republika e Kosovës

https://mpms.rks-gov.net

Kërkesat do të përcillen te organi kompetent në Zvicër.

Sindikalistët shqiptaro -zviceranë do të angazhohen edhe me partnerët tanë si në Zvicër ashtu edhe në Kosovë tu sigurojë të gjithë anëtarëve e pensionistëve me të drejtë përfitimi si dhe trashëgimtareve të tyre mbështetje konkrete për plotësimin e formularëve e aplikimit për përfitime nga sigurimet shoqërore të Zvicrës. Në ditët në vijim do ti bëjmë publike edhe adresat tjera se ku mund të drejtohen të gjithë përfituesit dhe të prekurit e tjerë. Anëtarët e sindikatës Unia formularët mund t’i plotësojnë në sekretariatet e Unia në vendin ku janë të anëtarësuar.

Për pyetje të mundshme sqaruese dhe gjithçka tjetër rreth botës së punës  përfshi edhe sigurinë sociale mund të na shkruani në [email protected] apo në [email protected]

Në nyjet vijuese mund të shkarkoni formularët e lajmërimit për pension të pleqërisë AHV/IV, AVS/AI në gjuhët zyrtare të Zvicrës dhe në anglisht (DE, FR, IT, EN): https://www.ahv-iv.ch/de/Merkblätter-Formulare/Formulare/Leistungen-der-AHV

Në gjermanisht / DE
Në frëngjisht / FR
Në italisht / IT
Në anglisht / EN

Formularët i lajmërimit për pension trashëgimtar në:

Gjermanisht / DE
Frëngjisht / FR
Italisht / IT
Anglisht / EN