Apliko në kampin ‘TOKA JONË’

ÇKA ËSHTË ʺTOKA JONËʺ?
TOKA JONË është kamp veror për të rinjë nga Diaspora, Shqipëria dhe Kosova ku kalohet një javë e paharrueshme.

Është vend ku do të bësh shokë e shoqe të reja, të vizitosh vendet më të bukura të Kosovës dhe zhvillosh shkathtësi të ndryshme përmes aktiviteteve të ndryshme.

MOSHA?
14-17 vjeç

PROGRAMI?
Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të argëtohen dhe mësojnë përmes:
– Aktiviteteve socializuese
– Edukimit jo-formal
– Vizitave njohëse të kulturës, monumenteve dhe bukurive natyrore
– Lojërave sportive – sikur ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
…dhe shumë eksperienca të tjera!

SA KUSHTON?
Është falas!

Krejt çka duhet është të plotësoni formën poshtë ↓ deri me 10 korrik 2017.

Për ata që aplikojnë më herët, deri me datën 15 qeshor 2017, ju ofrohet mundësia që të ftojnë një shok/shoqe apo kusheri që të marrë pjesë në kamp.

Për më shumë informata lidhur me kampin klikoni këtu.

KE NEVOJË PËR INFORMATA SHTESË?
Mos hezito dhe na kontakto në [email protected].

DATAT ME RËNDËSI:
1. Data e fundit për aplikim 10 korrik 2017.
2. E-maili konfirmues për pranim 12 korrik 2017.
3. Konfirmimi për pjesëmarrje në kamp 17 korrik 2017.
4. Instruksionet për paketim në kamp 20 korrik 2017.
5. Kampi TOKA JONË 24-28 korrik 2017

Aplikacionin e gjeni në uebfaqen tonë http://toka-ks.org/diaspora/.