Bashkohuni në databazën e organizatave shqiptare në gjithë botën

Jeni organizatë formale apo jo formale në #diasporë? Bashkohuni në databazën e organizatave shqiptare në gjithë botën.

Platforma interaktive www.diasporaflet.org sot numëron 213 organizata shqiptare nga vende të ndryshme të botës. Kjo platformë po shërben si hapësira e vetme virtual përmes së cilës komunitetit shqiptar jashtë vendit e shfrytëzon për komunikim, bashkëpunim dhe rrjetëzim.

Çdo organizatë mund ta krijojë profilin e saj në platformë dhe ta përditësojë atë me informata në çfarëdo kohe. Si organizata partnere ju keni mundësi t’i publikoni aktivitet e planifikuara në Kalendarin Global dhe të shkruani opinione në hapësirën #DiasporaFlet në kuadër të platformës.