BONEVET Kampi Veror hap aplikimin!

Aventura ma e mirë nisë Verës!

Vera në Kosovë nisë me aventurat interesante që bashkojnë teknologjinë me natyrën, artin me krijimtarimë, argëtimin me edukimim. Qëllimi kryesor i Kampit mbetet shoqërimi mes fëmijëve të Diapores me fëmijët e Kosovës, e njëkohësisht argëtimi dhe mësimi i gjëravet të reja.

Kampi do të jetë një javë feste, ku çdo kampist do të përvetësoj gjuhën shqipe, mësoj lojëra t’reja e krijoj shoqërinë e re.

Secila javë e verës në Kampin e BONEVET ka një temë të caktuar: Natyra dhe Teknologjia, Ndërto Instrumentin Muzikor, Bon’art me Natyrë, Ndërto me Drunjë, Krijo Filmin tënd, Eksploro Gjithësinë. Aktivitet dhe agjenda ditore i përshtatet temës duke i mësuar kampistët kështu me një qëllim të caktuar.
T’a duan natyrën, të mësojnë për industrinë e filmit, t’a kuptojnë sistemin diellor, të ndërtojnë vet instrumentet duke kuptuar se bëjnë tingull etj. janë vetëm disa prej “sfidave” që do të zgjidhin gjatë kampit.

Çka është BONEVET-i?
Hapësirë për fëmijë dhe të rritur, e vetmja e këtij lloji në rajon. Vend ku krijuesit vijnë për të ndërtuar, mësuar për lëmi teknologjike, dhe të ndajnë ide. Çdo ditë brenda hapësires BONEVET krijohen projekte të natyrave të ndryshme teknologjike. Një fëmijë në BONEVET mëson nga fillimi se si të ndërtoj robotë, si të krijoj vet një qark elektrik, si të programoj video lojën etj. Të gjitha këto bëhen përmes lojës, argëtimit e festës.

Çka bëjnë fëmijën n’Kamp?
Gjatë Kampit Veror në BONEVET fëmijët duke punu në grup luajnë lojëra atraktive që i zgjojnë dëshiren për krijim e ngrisin mendimin kritik. Në kamp fëmijët do të mësojnë përmes lojërave duke i provuar vet pajisjet, duke punuar vet e rrjedhimisht duke realizuar idetë e tyre në praktikë. Për 5 ditë ata mësojnë si të ndërtojnë vet robotë, programojnë videolojëra, ndërtojnë instrumente muzikore, ndërtojnë dronin, mësojnë për planetet dhe sistemin diellor etj.

BONU PJESË E KAMPIT

Duke u bo pjesë e aktivitetit më atraktiv veror, jo veç se do të kesh një verë t’paharrushme, por do t’krijosh miq pafund! Gjatë 5 ditëve do të njihesh me shumë bashkmoshatarë që vijnë prej vendeve të ndryshme nga Kosova e Diaspora, e bashk do të luani, festoni e shoqëroheni. Mos harro që miqtë e kampit mbesin miq përjetë.

Aplikimi mbetet i hapur në webfaqen: www.kampiveror.bonevet.education/