BONEVET organizon Kampet Verore 2019

Si çdo herë, edhe ketë verë BONEVET po organizon Kampet Verore 2019.

BONEVET është hapësirë krijuese që inkurajon fëmijët dhe të rinjtë t’i zbulojnë aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri.

Kampet Verore janë aktivitete të veçanta qe zhvillohen për tu ofruar fëmijëve një ambient ku mund të krijojnë punime shumëngjyrëshe, përdorin teknologjinë, krijojnë lojëra, të praktikojnë gjuhën shqipe dhe të shoqërohen me moshatarët e tyre.

Aktivitetet e dizajnuara ne kampe verore u japin fëmijëve eksperienca të paharrueshme përgjatë nëntë javëve që do të organizohen.

Duke filluar nga 1 korriku, 2019 e deri me 30 gusht, 2019 të gjithë të interesuarit nga mosha 7 – 15 vjeç do të kenë mundësi t’u bashkëngjiten kampeve ne tre qendra të BONEVET në Kosovë: BONEVET Prishtina, BONEVET Gjakova dhe BONEVET Kaçanik.

Me programin e Kampit Veror synojmë të arrijmë:

– Socializimin mes fëmijëve me fokus të veçantë krijimin e shoqërisë në mes fëmijëve nga Diaspora dhe fëmijëve që jetojnë në Kosovë.

– Zhvillim i mendimit kritik përmes aktiviteteve të cilat i stimulojnë fëmijët të jenë më kurioz dhe të zhvillojnë debate me njeri tjetrin.

– Vlerësim dhe respekt për botën dhe kulturat e ndryshme që n’a rrethojnë.

– Njohje më e thellë për komunitetin.

– Aftësi rreth krijimit të projekteve me kombinim të materialeve të ndryshme si dru, letër, tekstil, plastik.

BËHU PJESË E KAMPIT

Detajet tjera dhe forma e aplikimit ndodhen në uebfaqen zyrtare:

kampiveror.bonevet.education