Bukëpjekësi hasjan, peshkatar i liqenit Leman në Zvicër

Shkruan: Migjen Kajtazi

Ditë marsi, ngrohët, pamje e bukur e liqenit Leman, isha duke u shëtitur me shokun tim Visar Qusaj, buzë liqenit në qytetin e Nionit dhe gjatë bisedës sonë mbi organizimin e komunitetit tonë në Zvicër ashtu papritmas kalojmë afër «fshatit të peshkatarëve» në Nion. Visari ndalon pranë kabinës së peshkatarëve dhe si befasi për mua shkëmbimi bëhet në gjuhën shqipe dhe këtu fillon rrëfimi…..

Liqeni i Lemanit apo ndryshe i njohur edhe me emrin liqeni i Gjenevës, është liqe me origjinë të akullnajave. Është liqeni natyror më i madhi në Evropën perëndimore, që gjendet në mes shtetit të Zvicrës dhe Francës, me një gjatës që tejkalon 70 km dhe me gjerësi mbi 13 km e me një sipërfaqe mbi 582 km2, ku 348 km2, gjinden në territorin e shtetit të Zvicrës kurse 234 km2 në shtetin e Francës.

Treva e Hasit ndahet në dy tërësi më të vogla: Hasi i thatë (i gurit) dhe Hasi i butë. Grumbulli i mbi 40 fshatrave të Hasit të bashkuar shtrihen në territorin e qyteteve të Prizrenit, të Gjakovës, Krumës dhe Kukësit.

Do të ishte shumë e vështirë të bëhej një ndërlidhje e përshkrimit të këtyre pikave gjeografike që dallojnë njëra me tjetrën qoftë nga largësia po ashtu edhe nga përbërja sidomos për Hasin e Gurit po të mos ishte protagonist i këtij shkrimi zotëri Dehli Osmankaq nga Lubishta e Hasit, i cili si shumë hasjan ushtroi në vise të ndryshme të ish Jugosllavisë, zejen e njohur të Hasit atë të bukëpjekësit. Me fillimin e luftës në Bosnjë, ashtu për shumë shqiptarë rruga e mërgimit ishte rrugë e ekzistencës e mbijetesën qoftë familjare po ashtu kombëtare. Dehliu morri rrugën e mërgimit duke u vendosur në Zvicër në vitin 1993. Dehliu kujton kohën kur u vendos në Zvicër me vështirësitë që ju deshtë të përballonte. Vështirësi dhe me pengesat administrative për çështje të leje qëndrimit në Zvicër dhe me më mallin për familjen që kishte lënë në Kosovë. E në gjithë këto pengesa ju deshë të mbijetoj me përvojën e vetë të punëtorit që kishte marr me veti…

Kjo përvojë që i shërbej t’i përshtatet punëve të ndryshme për të arritur ashtu fare papritmas një ditë të hershme të mëngjesit në varkën e peshkatarit, kujton Dehliu.

Ishte liqeni që të kërkojë apo ti kërkove liqenin shtojë këtë pyetje gjatë bisedës. Dehliu ndalet e në heshtjen e tij,  ashtu papritmas mu kujtua autori i Ernest Hemingueit te «Plaku dhe Deti» , ku plaku ka detin përballë si udhërrëfyes, ka peshkun si veprën e tij, ka peshkaqenët si armiqtë e tij dhe ka diellin si pikë referimi…

Dehliu më përgjigjet duke mos më lë të zhytem edhe më shumë në mendime të mija. Ishte thjeshtë nevoja që më shtyri në profesionin e peshkatarit. Ku pas 11 vite pune të palodhur si i punësuar, më 2004 , Dehliu bëhet peshkatar i zyrtarizuar duke i bashkangjitur peshkatarëve tjerë në anën zvicerane të liqenit. Ku numër i peshkatarëve zviceran që ushtrojnë këtë profesion në liqenin Leman është vetëm 107 peshkatar.

Djali i Dehliut Valmiri nuk është i lindur në Zvicër dhe ka marrë emrin para se Dehliu të bëhet peshkatar, dhe tani ai është po ashtu peshkatar i zyrtarizuar dhe së bashku me Dehliun ushtrojnë ketë profesion me shumë sukses duke punësuar edhe 3 punëtorë tjerë po ashtu shqiptar.

Një ditë pune për peshkatarin përshkruhet kështu, shton Dehliu :

Punën fillojmë në orët e hershme në orën 4 të mëngjesit duke mos u ndalur deri në orët e vonshme të mbrëmjes. Punë që nuk ka të ndalur gjatë gjithë vitit pa ndalje ndonjë herë edhe në me mot me shtrëngata dhe me disa kufizime kohore për peshkimin e disa lloje të peshkut që lidhen me ndalesat e përcaktuara më herët nga shërbimet e kontrollit shtetëror të Zvicrës. Kur jemi të peshqit kureshtja ime nuk ka të ndalur që nga masa e peshkimit e deri në llojet e peshkut që peshkohen në liqenin Leman. Dehliu tregon që një ditë peshkim të suksesshëm mundet të sjellë deri 600-700 e ndonjë herë deri 1000 kg peshqi (janë 8 lloje të peshkut që Dehliu i citon që bëjnë pjesë në menynë e tij të peshkimit Trofta, ferra, perche, brochette, Ambre, lotte, etj ) i cili përpunohet dhe përgatitet për klientët në kabanë e Dehliut e për punën e efikasitetin e përpunimit të peshkut patëm rastin të shohim punëtorët të cilët me shpejtësinë e tyre do thonin lirishtë që ketë profesion kanë zotëruar e trashëguar nga gjenerata të tëra.

Kur jemi të kontrollet për cilësinë e ujit që lidhet me cilësinë e peshkut që bëhen nga autoritet shtetërore, Dehliu shton që ky fakt tregon rendësin që ka uji për autoritet shtetërore zvicerane dhe franceze dhe shton që autoritet shtetërore në Kosovë duhet të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë në mbrojtjen e ujitë dhe të mos çuditen pastaj nga raportet që tregojnë që natyra në Kosovë është në gjendje katastrofale.

Ky prokopim për Kosovën më bën të pyes Dehliun për lidhëshmërin e tij me Kosovë, Dehliu më thotë që se paku 3 herë në vit viziton Prizrenin, ku ka ndërtuar një shtëpi të bukur, e bisedën e vazhdon duke prekur shumë tema që kanë të bëjnë me jetën e emigrantit shqiptar në Zvicër për përvojën dhe kontributin që janë duke bërë jo vetëm për shoqërinë zvicerane. Duke u përshëndetur me Dehliun dhe me të gjithë punëtorët shqiptarë, unë e Visari ecëm me hapa më të shpejtë e me bisedë me optimiste për komitetin tonë që po zë vende e profesione që tregojnë jo vetëm forcën dhe vitalitetit tonë, po bëjnë që komuniteti jonë shqiptarë në Zvicër të mos shikohet si numër apo objekt studimi po si faktor i rëndësishëm i jetës shoqërore ekonomike në Zvicër e në Kosovë.

Migjen Kajtazi është përgjegjës kantonal pranë zyrës të integrimit te departametit të ekonomisë në katonin e Vaud-it.