Dashnia e (pa)kushtëzume për Kamenicën
Më 27 korrik 2018, Germin organizoi panelin e diskutimit “Dashnia e (pa)kushtëzume për Kamenicën” për të bashkëbiseduar për rolin e Diasporës në Kamenicë. Temat e trajtuara në këtë diskutim të përbashkët, kishin si synim gjetjen e metodave për një komunë model për angazhimin e Diasporës qoftë në politikëbërje, apo përmes bashkë-investimeve.
Gjatë diskutimit u përmenden sfidat e kësaj komune, si ikja e të rinjve, shembujt model për angazhimin e diasporës në nivelin lokal si p.sh në fshatin Koretin, mundësitë për krijimin e një komisioni komunal për përfaqësimin e diasporës dhe ofrimi i pakos për investitorët potencial.
Paneli i diskutimit, i moderuar nga Liza Gashi, drejtoresha e Germin, u përbë nga Qëndron Kastrati, kryetari i komunës së Kamenicës, Shefqet Cakolli, kryetar i Shoqatës Dardania, Zvicër, Fitim Sylejmani, anëtari i bordit menaxhues BIT Analytical Instruments, kompani gjermane, dhe Adhurim Maka, Përfaqësues i Shoqatës Koretini, Zvicër.