Debati për diasporën: Këto janë kërkesat e tyre urgjente për Kosovën (Emisioni i plotë)
Në emisionin “Direkt me Dimal Basha”, është debatuar për temën: “Përfitimet e Kosovës nga Diaspora”. Të ftuar në këtë debat ishin: Brikena Muharremi dhe Hilmi Gashi. Të dy të ftuarit, treguan për angazhimin e tyre dhe se si po mundohen të qëndrojnë të lidhur me vendin e tyre, pra Kosovën.
“Germin kërkon shumë prej nesh dhe mundohen me i përdor resurset tona dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë për Kosovon, mirëpo duhet të krijohen disa parakushte” – Hilmi Gashi.
Brikena Muharremi ka thëne se ‘Germini’ po bën një punë të madhe për ta ndihmuar edhe diasporën që përmes tyre edhe me ndihmu edhe Kosovën.
“Një prej kërkesave të diasporës është lehtësimi i votimeve, që po krijon huti të madhe”, tha Muharremi.