Diaspora e gatshme të kontribuojë në vendin e origjinës

Shkruan: Lira Haxhijakupi

Roli dhe potenciali i diasporës është duke marrë çdo ditë e më shumë vëmendje nga politikëbërësit, hulumtuesit dhe publiku, dhe po zë shumë hapësirë në strategjitë zhvillimore të vendeve të ndryshme. Sot shumë anëtar të diasporës shqiptare përfaqësojnë biznese, organizata të ndryshme ndërkombëtare, të cilët  janë të gatshëm të investojnë në vendin e origjinës si përmes bizneseve ashtu edhe përmes transferit të dijes.

Ndonëse janë bërë disa përparime të nevojshme me qëllim të organizimit të diasporës dhe në njohjen e rëndësisë së kontributit të tyre si p.sh me krijimi i Ministrisë së Diasporës në vitin 2011, ky veprim nuk është i mjaftueshëme duke marrë parasysh potencialin dhe madhësinë e diasporës. Realisht, instititucionet e Kosovës dhe sektori privat kanë nevojë për përvojat e shtetve tjera, në veçanti  nga ekspertiza e profesionistëve shqiptarë jashtë vendit. Një nga objektivat specifike të Strategjië për Diasporës 2013 -2018 ishte edhe kthimi i potencialit intelektual, që është shumë i mirëseardhur në rast se i kushtohet rëndësia që e ka. Në këtë mënyrë mund të themi se nuk është bërë asgjë edhe pse ka qenë pjesë e strategjisë Nxitja dhe Promovimi i kthimit potencial intelektual disi është anashkaluar kjo pjesë dhe nuk është marr asnjëherë parasysh përfshirja e trurit të diasporës në proceset shoqërore, politike e kulturore në vendin amë, edhe pse ky grup është i gatshëm që te ofroj kontributin e tyre bazuar në anketimin që GERMIN ka realizuar në mars të këtij viti.

Rezultatet e këtij anketimi tregojnë se 92% e 206 të anketuarve u përgjigjën janë të gatshëm  që të kontribojne në shtetet amë përmes programit “transferimi i shkathtësive profesionale”. Kur ky grup i të anketuarve u pyetën nësë do t’i bashkoheshin ndonjë rrjeti të profesionistëve nga Diaspora, shumica dërrmuese e tyre (98%) dhanë përgjigje pozitive. Nga ky anketim del poashtu, që 76% e të anketuarëve nuk janë të informuar nëse Qeveria e vendit të tyre ka programe dhe politika të strukturuara për përfshirjen e profesionistësve shqiptarë nga Diaspora.

Si mund të adresohet më mirë çështja e angazhimit profesional të anëtarëve diasporës në Strategjinë e Diasporës (2019-2023) dhe Planin e Veprimit (2019-2021) Germin mbajti takiminvirtual me temën “Përfshirja e Diasporës në zhvillimin socio-profesional”, vazhdimësi e aktiviteteve të projektit Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave.

Pjesë e këtij paneli diskutues ishin: Bahri Troja – Austri, Zyrafete Loshaj – Suedi, Besmir Hoxha – Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Nela Avazaj – Azerbejxhan dhe Lyra Hadri  – Brazil.

Fillimisht, u diskutua se si duhet identifikuar dhe krijuar një databazë e profesionistëve të Diasporës përmes një platforme interaktive.

Pasi të identifikohen këta profesionistë duhet të krijohet baza e të dhënave, për të vazhduar me Angazhimin e profesionistëve të Diasporës për angazhim afat-shkurtër në vendin amë në programe të ndryshme: arsim, shkencë, industri, akademi, drejtësi, ekonomi, shëndetësi.

Besmir Hoxha, njëri nga panelistët rekomandoi që të krijohet një grup i profesionistëve të cilët hartojnë studimet të fizibilitetit, siç kishin bërë disa ekspertë shqiptarë në fushën e industrisë dhe minierave.
Një nga kërkesat e tjera të vazhdueshme, qoftë nga paneli diskutuese por edhe nga takimet e tjera është ofrimi i mundësive për të ngritur kapacitet e Universiteteve publike të Kosovës përmes ligjeratave për temat e caktuara ku Kosova ka ngecje. Kjo tregon që insitutcionet e Kosovës, pavarësisht dëshirës nga diaspora, nuk kanë ofruar veprime dhe politika konkrete në këtë drejtim.

Krijimi i një akademie poltike me ligjërues nga diaspora ishte një rekomandim tjetër që u përmend dhe që do ndihmonte shumë gjeneratat e reja në Kosovë.

Gjatë këtij takimi të pranishmit, potencuan se është i nevojshëm krijimi i një rrjeti i të rinjëve/studentëve të Diasporës  të cilët do kryejnë punën praktike në Kosovë, ku këta të rinjë do sjellin përvojat nga shtetet që ata vijnë, mirëpo do krijonin lidhje edhe me të forta me vendin e origjinës.  

Kjo mundësi duhet të krijohet poashtu edhe për të rinjtë kosovar të cilën përfundojnë shkollimin në fushën e turizmit, punën praktike t’a kryejnë në Austri, Zvicër apo ndonjë shtet tjetër, u shprehën të pranishmit.

Dhe në fund fare të këtij takimi nuk u la pa u përmendur se qeveritë bashkë me anëtarët e diasporës duhet punojnë  më shumë në promovimin e  Kosovës dhe vendeve amë, në shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën si p.sh rasti Azerbejan duke promvuar artin dhe kulturën e vendit.

Të gjitha rekomandimet e dala nga ky takim, mund t’i lexoni këtu.

“Ky shkrim është pjesë e një serie takimesh virtuale të realizuara në kuadër të nismës Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave. Kjo nisëm u përkrah nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit dhe e organizatës GERMIN, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SDCsë, DANIDA-s apo KCSF-së.”

Lira Haxhijakupi është menaxhere e Shkollës së Diasporës në Kosovë, një program multi-disiplinar që ofron GERMIN për profesionitët e rinjë. Ajo ka diplomuar në Marketing në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar për një numër institucionesh në Kosovë, duke përfshirë Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe Trustin e Kursimeve Pensionale në Kosovë. Ka njohuri të gjera në punë me sërë komunitetesh falë angazhimit të saj me një firmë konsultimi në Prishtinë për më shumë se tre vite.