Diaspora Flet Cyrih: Angazhimi i Disporës për Zhvillimin e Politikave

Organizata jo-qeveritare Germin ka organizuar më 17 tetor 2018 diskutimin me pjesëtarë të komunitetin shqiptar në Cyrih për Projektligjin dhe Projekt-Strategjinë për Diasporën (2019-2018).

Ky takim u realizua në kuadër të nismës Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave që synon të sigurojë që zëri i diasporës është i pranishëm dhe do të kanalizohet në këto dy dokumente, ku bëhet fjalë për zbatimin e të drejtave politike, socio-ekonomike dhe kulturore për bashkatdhetarët.

Pjesëmarrësit parashtruan kërkesa të shumta për plotësimin e Projekt-Strategjisë dhe Projektligjit, duke kërkuar fillimisht që dy dokumentet të harmonizohen në aspektin gjuhësor dhe terminologjik. Gjatë diskutimit u kërkua të shtohen nenet për të drejtën e votës, angazhimin në politikëbërje, të plotësohen nenet për kthimin e trurit, statusin e pjesëtarit të diasporës etj.

Kërkesa e përbashkët e pjesëmarrësve ishte që këto dy dokumente të ofrojnë politika konkrete të cilat do të realizohen me qëllim të kthimit të besimit tek institucionet, duke treguar kështu që Shteti i Kosovës është i gatshëm të shfrytëzojë kapacitet dhe rrjetet e Diasporës për zhvillimin dhe demokratizimin e mëtutjeshëm. 

Poashtu, pjesëmarrësit kërkuan që aktivitet e parapara në Planin e Veprimit të jenë të zbatueshme, konkrete dhe të realizuara me buxhetin që Ministria e Diasporë dhe Investimeve Strategjike ka.

***

Germin ka mbajtur takim me komunitetin edhe ne Mynih dhe më 20 tetor organizon ngjarjen në Graz për të pranuar prespektivat e komunitetit rreth këtyre dokumenteve. Pas përfundimit të aktiviteve, Germin do të publikojë raportin përfundimtar me të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e adresuara.