Graz: Bashkëbisedim me pjesëtarët e Diasporës për Projektligjin dhe Strategjinë për Diasporën

Organizata jo-qeveritare Germin pas dy takimeve të organizuara në Mynih dhe Cyrih me komunitetin shqiptar jashtë vendit, më 20 tetor takoi bashkëatdhetarët në Graz të Austrisë, partneritetn me Këshilli Koordinues per Steiermark. Ky takim u realizua në kuadër të nismës Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave që synon të sigurojë që zëri i diasporës është i pranishëm dhe do të kanalizohet gjatë hartimit të Projekt-Strategjisë dhe Projektligjit për Diasporën.

Në debatin e organizuar rreth këtyre dokumenteve, të pranishmit vërejtjet më të mëdha i patën me mungesën e komunikimit të ndërsjellët midis mërgatë e ministrive përkatëse, e cila po ndikon që të rritet mos-besimi tek qytetarët jashtë vendit.

Mësimi plotësues jashtë vendit, ishte tema e cila e hapi diskutimit ku pjesëmarrësit shfaqën shqetësimet e tyre për shkak të numrit të vogël të nxënësve që ndjekin mësimin dhe ndikimit të religjionit në këtë republikë. Përderisa, një pjesë e konsiderueshme thanë që mësimi i gjuhës shqipe duhet të jetë problem individual, reaguan edhe për mos-njohjen e gjuhës gjermane nga komuniteti. Disa nga rekomandimet ishin që të zhvillohen më shumë metoda online për mësimin plotësues jashtë vendit, si dhe të shfrytëzohen kapacitet e studentëve shqiptarë që vijojnë studimet në Austri për të asistuar mësuesit e mësimit plotësues.

Kërkesa e përbashkët e pjesëmarrësve ishte që këto dy dokumente të ofrojnë politika konkrete dhe si të ofrohen më shumë njoftime publike qoftë përmes televizioneve apo mediave sociale që të përfshihen më shumë pjesëtar të Diasporës në konsultimet publike.

Lexo këtu për takimin në Mynih dhe në Cyrih.