Diaspora ndanë më të rinjët e Suharekës eksperiencën nga Kamboxhia dhe Austria

Nga: Brahim Thaqi

Organizata jo-qeveritare Germin, në Suharekë ka realizuar takimin e parë me të rinjët, për të folur rreth eksperincave nga jetesa dhe përvoja e dy pjesëtarëve të diasporës, Ganimete Bajraktari nga Austria dhe Orhidea Rama nga Kamboxhia.

Përfaqësues nga kjo organizatë kanë thënë se nisma DiasporaFlet nëpër qytete të Kosovës, synon të përfshijë diasporën në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët. Krahas shumë aktiviteteve që Germin po zhvillon, ky organizim do të mbahet në shumë segmente.

 

Suhareka ishte nikoqire e kësaj platforme e cila po hap mundësitë që sidomos të rinjët ta rindërtojnë ide dhe mednimet për bashkpunime në aktivitetet e ardhshme se bashku me diasporën.

“Filloi ky organizim joformal, në Suharekë e cila ka numrin më të madh të diasporës. Mbi 30 % e qytetarëve të Suharekës jetojnë në diasporë, e që kjo e bënë të vecantë faktin që këto takim fillojnë në këtë komunë” – u tha fillimisht nga moderatorja Lirije Palushi, e cila theksoi se ndihet mirë, ngase kësaj radhe njerëzit nga diaspora jonë po flasin në Suharekë.

Ganimete Bajraktari nga Rahoveci, e cila ka studiuar në Prizren, dhe tani si defektologe e ushtron profesionin e saj në Austri, ka rrëfyer në këtë organizim rreth përvojave të saj në bashkpunim me shumë organizata, si në Kosovë dhe jashtë saj. Megjithëse ajo tani punon me persona me aftësi të veqanta, ajo ka bërë aktivitete të shumta gjatë veprimtarisë së saj, e poashtu ka bërë një analizë duke treguar përvojat e ndryshme si mërgimtare para dhe pasluftës.

“Para luftës gjërat ishin më të vështira krahasuar me sot. Andaj kur i shoh proceset e tanishme nga përvoja ime e tanishme krahasuar me të kaluarën, konsideroj se tani, bashkpunimi dhe organizimi i niveleve të ndryshme në drejtim të avansimit socal, mua më duket si proces më i lehtë” ka theksuar Bajraktari, e cila ka shtuar më tutje se qëllimi i saj ishte të punonte gjithmonë  aty ku është nevoja. Poashtu ka shprehur se -“Gjatë shkollimit e kom pas mendjen se si të e shërbej për vendlindjen. Si Mergatë jemi kudo dhe me këdo që na përkrahë “

Orhidea Rama e cila tani jeton në Kamboxhia, ka treguar se përvoja në atë vend e kalitur më shumë. Përkundër faktit se ka shkuar atje në moshën 6 vjeçare, ka arritur mbi të gjitha të mbaj identitetin e saj duke dëshmuar ambicien e saj për shkollim dhe edukim.

“Po flas për kohën e pasluftës, meqë natyrshëm e mbaj edhe mend. Kam qenë në Afrikë dhe Azi. Më ka bë njeri social përvoja atje. Kur jam marrë me persona me aftësi të kufizuara e kom njoftë rrethanën sociale të tyre si përvojë të veçantë. Kamboxhia si vend tregon shumë në zhvillim social, kam vrejtë se është vendi ku lexohet. Andaj jam kujdesur që këtë përvojë ta demonstroj edhe tek ne,” është shprehur ajo.

Diskutimi ka vazhduar më tutje, ku të interesuarit janë zgjeruar në diskutim se si ti  marrin përvojat e mira si shembuj praktik për vendin tonë. Si për Orhiden dhe zonjën Bajraktari, ka nevojë që migrimi i cili është ende prezent në numër të madh, të kanalizohet më shumë në edukim dhe shkollim në mënyrë që përvojen e mirë të vendeve të zhvilluara, të operojmë në Kosovë përmes shembujve praktik.

Nga diskutimet, u konsiderua si e domosdoshme edhe ngritja e kapaciteteve, për organizime të mëtejshme që së bashku me institucionet përgjegjëse në Kosovë, të ngritet niveli i gatishmërisë për bashkpunim në këtë lëmi.

Si nga folëset e ftuara e poashtu edhe nga të pranishmit, u tregua gatishmëri që të punohet më tutje, duke shprehur falenderimin për një organizim kaq të nevojshëm, i cili u mundësoi atyre që të njoftohen nga afër për këto përvoja interesante rreth qytetarëve tanë që jetojnë në botë.

Ganimete Bajraktari dhe Orhidea Rama, e poashtu edhe organizatorët theksuan se aktivitetet tjera do të vazhdojnë edhe në qytete tjera, ku do t’i ipet hapësirë diasporës tonë, veprimtarisë dhe punës së tyre.

***

Brahim Thaqi është gazetar dhe punon si kryeredaktor në portalin TherandaPost. 

Diskutimet DiasporaFlet organizohen nga organizata joqeveritare Germin me qëllim të motivimit të të rinjëve për të qenë pjesë e rrugëtimit të ndryshimeve. Ato përfshijnë tema nga fusha e arsimit, teknologjisë, biznesit, shkencës, mjekësisë, etj. Dhe synojnë promovimin e tregimeve të suksesit të diasporës dhe frymëzimin e gjeneratave të reja. Këto takime përkrahen nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.