Etimologjia e fjalës Germin
Fjala Germin rrjedh nga gjuha latine, Germinare, që do të thotë “të fillojë të rritet” ose “të zhvillohet nga fara në lule” ose “të ngritet lartë”.
Inspirimi për këtë emër vjen nga novela e shkrimtarit francez të shekullit XIX, Emile Zola, të quajtur Germinal. Novela trajton temën e vështirësive të minatorëve të asaj kohe, dhe sinjalizon fillimin e ngritjes së moralit të shoqërisë dhe mobilizimin e njerëzve për një kauzë të përbashkët. Zola e përdorë shprehjen Germinal për të simbolizuar një lloj fillimi të mbjelljes së farave për ndryshim në Francën e asaj kohe.
Kështu edhe organizata jonë, e sheh qëllimin e punës sonë dhe aktiviteteve si një mbjellje e farave, të korrat e të cilave do të shërbejnë në rrugëtimin e Kosovës drejt zhvillimit.