Harta Interaktive për diasporën

Pas tri viteve të themelimit të platformës www.KosovoDiaspora.org, Germin, së bashku me organizata partnere në diasporë, ka ndërmarrë nismën për të filluar Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës.

Synimi i kësaj nisme është që të krijojmë një dialog të strukturuar mes komuniteteve të diasporës dhe institucioneve publike të Kosovës. Ndër tjera, ne shpresojmë që diaspora do të përdorë teknologjitë bashkëkohore në mënyrë që të angazhohet në proceset e politikë-bërjes dhe avokimit kolektiv.

Ne kemi një qëllim para vetes: të shfrytëzojmë mjetet teknologjike për të avancuar të drejtat qytetare/shoqërore dhe politike të diasporës në Kosovë. Besojmë që zëri i diasporës duhet të dëgjohet gjatë procesit të hartimit të politikave në Kosovë. Për të arritur gjithë këtë ne kemi një ekip të shkëlqyer të profesionistëve në organizatë. Behar Xharra, Liza Gashi dhe Martin Waehlisch janë themelues të organizatës tonë. Përveç kësaj, janë edhe 40 kontribues nga e gjithë bota që janë të përfshirë në ekipin tonë.

Ky ekip i harmonizuar do të sigurojë suksesin dhe qëndrueshmërinë jo vetëm të projektit, por edhe të Germin-it në përgjithësi.

Ky grant është e përkrahur nga programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).