Atdheu fillon te gjuha
Më 20 dhe 21 shtator në Asti, Itali përurohet qendra kulturore kombëtare “Margarita Xhepa”. Përgjatë dy ditëve të hapjes së kësaj qendre do të zhvillohen aktivitete kulturore me pjesëmarrje të figurave të shquara shqiptare nga fusha e shkencës, artit, letërsisë, muzikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Kjo qendër ka si qëllim promovimin e vlerave kulturore dhe traditave shqiptare. Në kuadër të saj do të funksionojë edhe biblioteka e qendrës, grupi i valleve, muzikës dhe filmit.
Gjatë viteve ’90 në qytetin e Astit ka migruar një numër i madh i shqiptarëve, të cilët edhe sot i kushtojnë rëndësi ruajtjes së kulturës shqiptare te brezat e rinj.