Avancimi i Rolit të Diasporës, Sfidat dhe Mundësitë

Në kuadër të Ditëve të Diasporës, organizata jo-qeveritare Germin, organizon tryezën e rrumbullakët me temën: Avancimi i Rolit të Diasporës, Sfidat dhe Mundësitë, që do të mbahet më 2 gusht 2017 nga ora 10:30 – 13:00 në Hotel Sirius, Prishtinë.

Në këtë tryezë të rrumbullakët do të diskutohet për avancimin dhe rolin e diasporës shqiptare në vendet amë. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të bashkëbisedojmë për të drejtat politike dhe socio-ekonomike të mërgimtarëve.

Prezent në këtë takim do të jetë z. Valon Murati, Ministër në Ministrinë e Diasporës, mërgimtarë nga Evropa dhe Amerika Veriore, mediat dhe shoqëria civile.

Të interesuarit për t’iu bashkangjitur në këtë takim mund të na shkruajnë në email: [email protected]

Ju mirëpresim!

***
Ky aktivitet mbështet nga Ministria e Diasporës (MeD) me moton “Ti je pjesë e atdheut”.