Bashkëbisedim me Ministrin e Shtetit për Diasporën Pandeli Majko

Më 26 qershor 2018, nga ora ora 17:00 (GMT+2), jemi #live në bashkëbisedim virtual për të folur më shumë rreth Këshillit Koordinues për Diasporën dhe çmimin “Ambasadori i Vitit”, me Minstrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majkon.

Pas dy vendimeve të nxjerra me ligjin për Diasporën nga Ministri i Shtetit për Diasporën, për të ndarë çmime për shqiptarët e suksesshëm në Botë dhe për të krijuar një mekanizëm përfaqësues për komunitetin jashtë vendit, një grup nga Diaspora do të drejtojë pyetje formale dhe zyrtare tek Ministri Majko.

Takimi do të jetë live përmes kanalit Google Hangout në Youtube dhe rrjetet sociale.

#DiasporaFlet