Bukë e kripë e zemërbardhë- Prishtina Gastronomy Festival

Prishtina Gastronomy Festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. Ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar. Ky do të jetë edicioni i parë i këtij festivali e që do të quhet “Bukë e kripë e zemërbardhë”.

Festivali ofron mundësi për bizneset dhe iniciativat jo-fitimprurëse që kanë të bëjnë me ushqimin që të ndajnë produktet, shërbimet dhe programet e tyre. Mbi 30 shitës dhe ekspozues dhe të paktën 10 grupe të aktorëve pritet të marrin pjesë në festivalin e këtij viti.

Festivalit do të jetë një takim vjetor për kompanitë, kuzhinierët, pronarët e restoranteve, bartenderët, historianët, antropologët, dhe vetë gjyshërve tanë.

Ky edicion i Prishtina Gastronomy Festival do t’i paraprijë edicionit të Global Albanian Festival i cili mbahet me 18 dhe 19 nëntor, në Arena Hall në Berlin. Ku përmes këtij organizimi synohet promovimi i gastronomisë shqiptare në mbarë botën, duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore mbarëkombëtare shqiptare, dhe jo vetëm.

Programi i tërësishëm do të publikohet së shpejti, me të gjithë pjesëmarrësit dhe aktivitetet.