Festivali “Alba Festival” mbledhë artistët shqiptarë në Cyrih

Në fund të qershorit, në Cyrih mbahet festivali i parë open-air shqiptar për Zvicër e më gjerë “Alba Festival”. Organizimit të këtij festivali i është kushtuar hapësirë e madhe në mediet zvicerane, të cilat e vlerësojnë atë si një event unik sa i përket kulturës dhe argëtimit të komuniteteve të huaja në Zvicër. Po ashtu atij i njihet atributi i një aktiviteti që lidh dhe afron popujt mes vete.

Në mesin e artistëve që performojnë në këtë festival që mbahet më 29 dhe 30 qershor është edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Ajo, përmes një videoje ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Alba Festival”, ndërsa përshëndet fansat në shqip, duke thënë “Kce me mua, Të dua shumë”.