DiasporaFlet n’Junik

Organizata jo-qeveritare Germin ju fton që të na bashkoheni në takimin e rradhës me diasporën, që të diskutojmë rreth mundësive të bashkpunimit për zhvillimin e mëtejmë të vendit. Ky është edicioni i katërtë i takimeve me diasporën, DiasporaFlet n’Junik, i cili do të mbahet më 29 korrik, duke filluar prej orës 18:30 në Kullën Isufaj.
Germin synon që ta ndryshojë bindjen e njëanshme për diasporën, si dhe të lidh të rinjët nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.

Në takimin e rradhës DiasporaFlet n’Junik, për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, janë te ftuar: Nezir H. Kraki, ligjërues i shkencave politike në Paris, në Universitetin Paris Est dhe Drejtor programi në shkollën e lartë të biznesit Enaco në Lille dhe Liridon Hoxha (Don Liri), i cili është duke përfunduar studimet në nivelin Master për Biologji në Universitetin e Konstancës, Gjermani. Z.Kraki, kohëve të fundit është i pranishëm edhe në media të ndryshme me analiza dhe opinione mbi çështjet politike ballkanike/shqiptare dhe evropiane/franceze. Kurse, Liridoni gjatë këtyre ditëve është duke organizuar edicionin e tretë të shkollës verore biolgjike, e cila vie si një bashkëpunimi mes Universitetit të Konstancës dhe Universitetit të Prishtinës. Folësit në panel do të ndajnë me ne rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherit, pikë kyçe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjell.

Ky bashkëbisedim do të moderohet nga Drenushe D. Gaxherri, studente e nivelit master për gazetari, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Naim Haxhosaj, gazetar.

Jeni të mirëseardhur në DiasporaFlet n’Junik në Kullën Isufaj, në orën 18:30, me ç’rast të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar për një koktej rasti.

#DiasporaFlet #DiasporaPower #Germin