DiasporaFlet n’Vjenë

Germin udhëton drejt #Vjenës, Austrisë për të diskutuar rreth të drejtave sociale dhe politike të diasporës.

Cili është qëllimi i takimit?

Diaspora është kontribues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj dhe nxitur zhvillimin dhe potencialin për bashkëpunim, organizata Germin ka filluar nismën: Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD) – www.diasporaflet.org. 

Për të mësuar më shumë rreth nismës DSDD, ju ftojmë në një koktej rasti ku do të kemi edhe një diskutim të hapur (Open Mic) për t’u njohur dhe diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim. Në këtë ngjarje, përfaqësuesit e Germin-it do të flasin shkurt për qëllimin e iniciativës DSDD, platformënDiasporaflet.org dhe se si ju mund te bëheni pjesë përkrahëse e saj. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të prezantohet misioni dhe puna e disa individëve/organizatave dhe bizneseve shqiptare në Austri, të cilët do të flasin për potencialin e mërgatës sonë. 

Ju mirëpresim, të enjten, më 28 shtator nga ora 19:00, në Universitetin Ekonomik të Vjenës (Lokacioni:Welthandelsplatz 11 1020 Wien,Österreich: https://www.google.at/maps/place/Welthandelsplatz+1+2,+1020+Wien/@48.2151466,16.4061964,18z/data=!4m5!3m4!1s0x476d071742e44721:0xf963b9af11eb299c!8m2!3d48.214757!4d16.4058155).

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në email [email protected] ose këtu në faqen tonë të Facebook-ut. 

Shihemi në Vjenë!