DiasporaFlet n’Vushtrri

Organizata jo-qeveritare Germin ju fton që të na bashkoheni në takimin e rradhës me diasporën, që të diskutojmë rreth mundësive të bashkpunimit për zhvillimin e mëtejmë të vendit. Ky është edicioni i nëntë i takimeve me diasporën, DiasporaFlet n’Vushtrri, i cili do të mbahet më 11 gusht, duke filluar prej orës 18:00 në Romansa.
Germin synon që ta ndryshojë bindjen e njëanshme për diasporën, si dhe të lidh të rinjët nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.

Në takimin e rradhës DiasporaFlet n’Vushtrri, për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, janë te ftuar: Fatime Blakaj një humaniste e cila përmes shoqatës “Aleanca për Fëmijët” (Alleanz für Kinder) trajtoji mbi 2.500 raste të sëmundjeve të ndryshme, Vehbi Haliti dhe Avni Dervishi i cili për shumë vite është shumë i angazhuar në forcimin e Diasporës tonë në Europë, Amerikë, Australi etj. Deri tash për arsye të promovimit të Demokracisë, të Drejtave të Njeriut ka qenë në 88 vende të botës. Ai shpesh ftohet në vende të ndryshme në botë, që të mbaj ligjërata për Barazi Gjinore & Fuqizim të Rinisë. Folësit në panel do të ndajnë me ne rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherit, pikë kyçe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjell.

Ky bashkëbisedim do të moderohet nga Selvije Kurti, aktiviste e shoqërise civile, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Fjolla Vukshinaj, koordinatore e projekteve ne Germin.

Ju presim në DiasporaFlet n’Vushtrri në Romansa, në orën 18:00, me ç’rast të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar në nje koktej rasti, në Romansa.