Diskutim virtual: Politikat Ekonomike për Diasporën
Germin organizon diskutim virtual në kuadër të nismës Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave. Tema e cila do të trajtohet është Politikat Ekonomike për Diasporën të propozuara në kuadër të Projekt-Strategjisë dhe Projekt-ligjit për Diasporën, të cilat janë iniciuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Takimi fillon nga ora 17:00 (GMT+1) dhe do të jetë live në Youtube dhe në rrjetet sociale.