Dita e shoqatave të migrantëve – Graz, Austri

Te nderuar Bashkatdhetarë, kolegë nga KK për Steiermark dhe gjithë Austria,
Te shtunën me 06.10.2018 në kuadër te ditës se shoqatave te imigrantëve, nga Migrantenbeirat Graz ne Mariahilfplatz nga ora 14 organizohet një event kulturorë ku dhe ne Shqiptaret do prezantojmë disa nga vallet dhe veshjet tona kombëtare, te përgatitura nga nxënësit e shkollës te mësimit plotësues gjuha shqipe me arsimtaren Bukurie Limani te mbështetura nga shoqata Rinia-Graz,
S’pari ju ftoi për pjesëmarrje, po ashtu kemi nevoje për ndihmën tuaj:

• Ushqime Tradicionale shqiptare.
• Pije prodhime shqiptare ( Verë, Raki, Bierra, Wisky, Konjak, Caj, Kafe) etj.
• Te gjitha Shoqatat të sjellin çdo informacion qe kanë ne dispozicion qoftë mbi shoqatën qoftë informacione për shqiptaret, Shqipërinë, Kosovën, dhe trojet tona etnike.
• Libra, fletushka. Harta, nga autoret shqiptare dhe tekste te shkruara për shqiptaret,
• Artikuj për shqiptaret me famë botërore e sidomos peer ata/o që kanë jetuar, studiuar ose punuar në Austri,
• Ata qe kanë Libra në gjuhen gjermane, për Skënderbeun, Rilindasitt në përgjithësi, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë të na i huazojnë për ketë ditë.
• Te gjithë ata qe dinë ndonjë faqe interneti ku mundemi me nxjerrë informacione shkencore për Pellazget Iliret, Dardanet, Çamtë, Arbëreshet, që ka të bëjë me bukuritë natyrore, veshjet kombëtare, monumentet historike e kulturore, shkrime mbi princat, mbretëri, hyjnitë shqiptare etj.
Ju lutemi na këshilloni ose i dërgoni ne:

Email: [email protected]
[email protected]

Fb: https://www.facebook.com/messages/t/kkshshst
Tel: 06502644102

Me respekt dhe falënderim
KKShShSt