Ditë kulturore Shqiptare në Graz

Shoqata “Atdheu” në bashkëpunim me Këshillin koordinues të shoqatave Shqiptare në Steiermark organizon ditën kulturore shqiptare në Oeverseepark – Graz më datën 29 shtator.

Programi do të jetë i pasur me shfaqje kulturore artistike të përgaditur nga aktivistët e shoqatave dhe nxënësit e mësimit plotësues së gjuhës shqipe.

I ftuar do të jetë edhe këngëtari i njohur Beqir Telaku.

Programi fillon nga ora 14:00.

Për më shumë info tel: 0676 63 76 200