Ditë e dyerve të hapura” dhe ekspozitë në Konsullatën e përgjithshme të Kosovës

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë,  me rastin e Vitit Jubilar – Dhjetë Vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës-, më datë; 20.02.2018, ditë e martë, nga ora 14.00, do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të vizitojnë selinë e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, në lokalet e Kosullatës së Përgjithshme të RKS në Gjenevë, duke filluar nga ora 18.00, do  të hapet ekspozita me pikturat e artistit të mirënjohur Samedin Asllani dhe do të organizohet një pritje e koktej rasti për të gjithë të pranishmit, për të shënuar kështu  10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.