Ditën e Diasporës në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Të mërkurën, në 1 gusht 2018, Kisha Katolike në Kosovë organizon Ditën e Diasporës në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Tashmë disa vjet kjo datë, në Kishën në Kosovë, është caktuar të jetë ditë, e cila i bashkon besimtarët e diasporës me besimtarët në rezidentë në Kosovë.
Mesha solemne në Katedrale do të jetë në ora 11:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët dhe misionarët tanë që shërbejnë në diasporë.
Pas meshës do të jetë një koktej rasti për të gjithë pjesëmarrësit në ambientet e qendrës nën Katedrale.