Ditët e Kulinarisë Shqiptare në Bruksel

Në kuadër të festës së 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Agjencia Kombëtarë e Diasporës në bashkëpunim me Institutin Kulinar “Neranxi” organizon “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel” në datat 26-27 nëntor në sheshin “Place du Luxembourg”, ku do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Z.Pandeli Majko.

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për promovimin e produkteve dhe recetave shqiptare në Diasporë, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.

​