Dy ditë festë nga Ansambli Trojet për 10 vjetorin e pavarsisë së Kosovës
Ansambli „TROJET“ në Winterthur organizon koncert kushtuar 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me një program të pasur kulturor e artistik, me këngë e valle.
Mysafirët do t’i argëtojnë këngëtarët e mirënjohur,Krist Lleshi , Shqipe Kryeziu, Nikollë Shtufi , Flutura Bytyqi.
Muzika është nga Liridon Pervorfi, ndërsa programi do të udhëhiqet nga drejtuesja artistik, Martela Uka, e përveç programit artistik me këngë dhe valle, do të shijoni edhe ushqime tradicionale.
Dita e parë pra me daten 16 shkurt bëhet promovimi i dy veprave nga autori Ismet Krasniqi-LALA
Festa qendrore mbahet të shtunën, më 17 shkurt 2018, nga ora 19:00, në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse106, 8406 Winterthur.