EKSKURSIONI PËR TË RINJTË E DIASPORËS DHE KOSOVËS

Hey!!! A din diçka rreth shkollës së parë shqipe në Kosovë? A ke degju për shtëpinë-shkollë “Sami Frasheri” ku u organizua arsimi ilegal atëhëre kur mësimi shqip u ndalua? Po për Hivzi Sulejmanin që la tokën e tij trashëgimi për ndërtimin e bibliotekës?

A ki qef me nda përvoja e me msu’ prej njani-tjetrit? Thojnë që ndryshe jetohet në Kosove e ndryshe në shtetet e perëndimit! Hajde t’kuptojmë ma shumë prej njani-tjetrit?
Ekskursioni do të mbahet gjatë datave 21 dhe 22 korrik 2017, dhe është FALAS për të gjithë pjesëmarrësit, por numri i pjesëmarrësve është i limituar. Kështu që gjithë të interesuarit, na kontaktoni sa më shpejt
– Me mesazh në facebook :https://www.facebook.com/ojq.etea/photos/a.810329659087636.1073741840.629249113862359/1348680205252576/?type=3
– Në email: [email protected]
– Apo në tel: + 377 (0) 44 770 767
Deri më 19 korrik 2017.

Hey! Njoftoje këdo që jeton në diasporë. Mos harro, përparësi në pranim kanë ata që aplikojnë me miq apo me kusheri që vijnë nga diaspora

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Diasporës dhe implementohet nga Organizata joqeveritare ETEA.