Ekspozita “Mendoj për ty” – Thirrje për përkrahje

Më 23 Nëntor 2019, si pjesë e ditëve të kulturës shqiptare në Austri, do të organizohet ekspozita “Mendoj për ty” nga artistja e njohur Alketa Xhafa Mripa.  Prandaj, ftojmë gjithë komunitetin që të na përkrahë duke dorëzuar fustane sepse nevojiten 250-300 fustane për këtë ekspozitë.

Ekspozita do të mbahet në ambientet e parkut të Europahaus në Vjenë, kjo falë mbështetjes së Arbi Mar dhe Ministria e Diaspores e Kosovës.

Fustanet mund t’i dhuroni tek

Europahaus Wien, Schloss Miller-Aichholz
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri
Embassy of Albania Vienna
Salon Chantal
Needle Vinyl Bar
Shoqata Kulturore Shqiptare Iliria