Festa e 28 Nëntorit në Winterthuri nga shoqata “Dardania”
SH.K.A „ DARDANIA“ nga Winterthuri i Zvicrës, organizon festë për nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, me një program të pasur kulturor e artistik, me këngë, valle, recitime e dramatizime nga përvoja e saj tash e 23 vite, do të kujdeset SH.K.A „DARDANIA“ nga Winterthuri.
Kurse pjesën më të madhe të kohës do të ja kushtojmë festës së përbashkët me këngëtaret Burim Gjilani dhe Armend Bitonia, të cilët do të ju bëjnë atmosferë vetëm për ju dhe familjet tuaja.
Natyrisht se do të keni rastin ti shijoni edhe ushqimet tradicionale, organizuar nga grupi i grave pran shoqërisë me gjithë pijet e nevojshme për manifestime të tilla.
Festa mbahet më 02 dhjetor 2017 nga ora 20:00 , në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur.
Ejani të festojmë së bashku, një herë në vitë për Flamur dhe Pavarësinë tonë.
Të gjithë ata që vijn nga drejtimi i Bernit, Zürichut, St. Gallenit, Frauenfeldit, Schaffhausenit dalja Töss,mandej drejtimi i qendrës, dhe në rrugën Züricherstrasse106, e gjeni Zentrum Töss, ku keni edhe parkingje të mjaftueshme, rrethë e rrotull Migros-it dhe Coop-it.
Ju mirëpresim me respekt:
Këshilli Organizativ i SH.K.A „ DARDANIA”
Tel: 079 672 41 82