Festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ngritja e Flamurit
MAASBESA organizon ceremoninë e ngritjes së flamurit më 25 nëntor për të festuar Ditën e Pavaresisë dhe ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë. Ceremonia zhvillohet tek sheshi para Boston City Hall në orën 12PM. Do të ketë një program të mbushur me këngë dhe valle shqiptare. Vishuni Kuq e Zi dhe sillni buzëqeshjet tuaja.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit të gjithë janë të ftuar tek Restoranti ALBA në Quincy për një koktej informal ku komuniteti njihet me njëri-tjetrin duke biseduar për mëmëdheun. Ju sugjerojmë donacione $20 të cilat do të shkojnë në ndihmë të Shoqatës Para-Tretraplegjikeve të Shkodrës.
Ngjarja në Facebook: https://www.facebook.com/events/313375372585035/.