Festë humanitare nga Forumi i Femrave Shqiptare

Forumi i Femrave Shqiptare organizon festë humanitare në Bolero Forumi i Femrave Shqiptare fton të gjitha gratë të marrin pjesë në festën humanitare që organizohet në diskotekën “Bolero” në Cyrih, më 29 prill 2018.

Takimi festiv fillon në mesditë, prej orës 13.00 dhe vazhdon deri në ora 18.00. Kjo festë humanitare është e rezervuar vetëm për vajza dhe gra.

Të gjitha të ardhurat shkojnë për aktivitet human, pra edhe hyrja në shumë prej 20 frangave, i dedikohet familjeve në nevojë.