Flamuri i Kosovës ngrihet më 18 shkurt në Parlamentin e Ontarios
Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze në Toronto, Shoqatën Shqiptare të Hamiltonit dhe Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze “Iliria” të Londonit, ju fton më datën 18 shkurt (e shtunë) në orën 12:00 PM në ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Republikës së Kosovës në Parlamentin e Ontarios në Toronto, me rastin e Festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Pas ceremonisë jeni të gjithashtu të ftuar në një pritje brenda ambienteve të Parlamentit të Ontarios (salla 230).