Fundjava e Diasporës 27-28 Korrik 2019
Tek Thesaret e Natyrës që gjendet brenda Pyllit të Arinjve Prishtina në fshatin Mramor buzë liqenit të Badovcit kemi krijuar një ambient të qetë dhe të rehatshëm për tu relaksuar dhe për të vizituar arinjë e shpëtuar nga Pylli i Arinjve Prishtina.
Në fundjavën e 27-28 korrik kemi përgatitur një program më të veçntë për diasporën tonë.
– Shumë aktivitete edukative dhe kreative për fëmijë dhe prindër
– Vizita me udhërrëfyes ku do të mësoni shumë nga historitë e veçanta të arinjve të shpëtuar
– Ushqim me shije të vendlindjes: tradicional dhe vegjetarian
– Ambient të mrekullueshëm ku do të keni mundësinë të kaloni një fundjavë më ndryshe larg zhurmës së qyteteve.
… …
Nëse ju duhen më shumë informacione ju lutemi na kontaktoni:
+383 45 999 062
JU MIRËPRESIM.