Konferencë për gruan në Diasporë

Në kuadër të organizimeve të shumta që MDIS-i, do të realizojë për “Ditët e Diasporës” me kënaqësi ju njoftojmë për konferenc që i kushtohet vetëm rolit të gruas në Diasporë.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon konferencën “Gruaja në diasporë –digë e fuqishme kundër asimilimit”.

Qëllimi i kësaj konference është të vihet në pah roli i gruas në ruajtjen e familjes, identitetit kombëtar dhe ndikimi i saj te fëmijët për të mësuar gjuhën shqipe.

Konferenca do të mbahet më 29 korrik, në Prishtinë.