Historitë e shqiptarëve të suksesshëm në ‘’Auditorium’’

13-Vjetori i gazetës ‘’The Albanian’’ | Historitë e shqiptarëve të suksesshëm në ‘’Auditorium’’

13-vjetori i gazetës “The Albanian” në Londër është parashikuar të festohet me disa befasi për shqiptarët e atjeshëm. Këtë vit vjen me një program ambicioz dhe inovativ me “Auditorium”, që do të mbledhë shqiptarët e suksesshëm nga fusha të ndryshme.
Pjesë e këtij udhëtimi do të jenë Akademikë, lektorë nëpër universitetet britanike, sipërmarrës, artistë, juristë, inxhinierë, ekonomistë etj që prej vitesh kanë shërbyer dhe shërbejnë si ambasadorët më të shkëlqyer të vlerave shqiptare në ishullin britanik.
‘’Auditorium’’ si vazhdim i projektit ‘’Udhëtimi Im’’, të nisur vite më parë nga ‘’The Albanian’’ do te sjellë për herë të parë intervistat me përfaqësuesit më të spikatur, ku në prani të rreth 500 të ftuarve do të rrëfejnë udhëtimin e tyre drejt majave të suksesit.
Gjithashtu, do të prezantohet Albcontacts, si platforma e më e re online që shpresohet të kthehet në vendtakimin e mijëra shqiptareve së pari në Britani dhe së shpejti më shtrirje në të gjitha shtetet e botës. Kjo platformë do të funksionojë si medium për krijimin, rritjen dhe zhvillimin e kontakteve e netëorkut ndërmjet shqiptareve me qëllim bashkëpunim me të ngushtë për punësim, edukim, aktivitete kulturore etj.

Auditorium do të zhvillohet të shtunën me 24 Qershor 2017, nga ora 14.00
në Regent University
Londoninner Circle Regents Park
London
Nw1 4NS