Investimi në atdhe: Storiet e suksesit të Diasporës

Një sërë figurash të dala nga diaspora dallohen me projektet e tyre të zhvilluara në Kosovë, sikurse për nga ideja, vizioni, qasja, fusha e veprimit, kultura e punës, poashtu edhe nga efektet direkte dhe anësore që kanë pasur në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë kosovare. Cilat janë motivimet e tyre kryesore për t’u angazhuar në Kosovë? A ia vlen të investosh kohë dhe mjete në Kosovë? Cilat kanë qenë pritjet fillestare, por edhe sfidat dhe si i kanë tejkaluar ato? Cilat janë përfitimet personale, por edhe ku qëndron vlera e shtuar shoqërore e projekteve të tyre? Çfarë e dallon një iniciativë nga persona me përvojë nga jashtë, me ato që burojnë nga brenda vendit. Çfarë duhet të ndërmarrin institucionet kosovare me relevancë për të motivuar investime të tjera të ngjashme të diasporës në Kosovë?

Panelistët:

1. Mërgim Cahani, themelues dhe CEO i kompanisë Gjirafa Inc.,

2. Jehona Gjurgjeala, themeluese e shoqatës Toka,

3. Drenusha Shala, bashkëthemeluese e kompanisë Baruti,

4. Edmond Hajrizi, kryetar dhe themelues i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT)

Moderimi: Bashkim Iseni & Vjosa Gërvalla, drejtues të platformës albinfo.ch