Roli i Diasporës për zhvillimin e ndërmarrësisë shoqërore

Konferenca “DiasporaFlet” iu fton të merni pjesë në bashkëbisedimin me diasporën në temën: Roli i Diasporës për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe shkëmbimit të shkathtësive.

Ka mënyra të ndryshme që diaspora të kontribuojë në vendet e tyre, përmes transferimit të njohurive dhe ndërmarrësisë sociale. Qasjet tradicionale janë fokusuar në kthimin e migrantëve për angazhim afatgjatë, kurse qasjet e reja për programet e kthimit të përkohshëm të diasporës po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje.

Në një sondazh të fundit me 1,000 profesionistë të diasporës në Shtetet e Bashkuara, u bë e qartë se preferenca për angazhim afatshkurtër (1-3 javë në vit) me vendet amë ka precedent.

Cilat janë disa nga praktikat më të mira globale për të nxitur njohuritë, aftësitë dhe rrjetet e diasporës për të mbështetur ndërmarrësinë sociale dhe zhvillimin lokal?
Si mund të marrin pjesë institucionet publike në këtë burim të pashfrytëzuar?
Cilat janë disa iniciativa aktuale që eksplorojnë angazhimin afatshkurtër të profesionistëve të kualifikuar në Kosovë?
Cili mund të jetë roli i shoqërisë civile në këtë drejtim?

Panelistët:
Martin Russell, MRC, Irlanda;
Xhelal Dërguti, Koordinator për Programin “Migracioni per Zhvillim”, Kosovë/Gjermani
Faik Spahiu, Drejtor Ekzekutiv në Internews Media; Kosovë
Jeta Xharra, Drejtoreshë Ekzekutive në BIRN, Kosovë
Vergula Shqevi, Prizm/Shkolla e Diasporës në Kosovë, Greqi/Shqipëri

Moderatore: Shpresa Loshaj, Këshilltare e Politikave për Departamentin e Inovacionit, Shkencës dhe Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kanadasë

Pas diskutimit në një koktel rasti do të keni mundësi të njifeni më për së afërmi me diasporën shqiptare.